Site icon PrishtinaPress

Anëtari i VV-së për gjetjen e 60 mijë eurove dhe arrestimin e Mujkës: S’janë shumë, edhe unë i kam në banesë 50 mijë

Anëtar i degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Fatmir Hasani, ka folur sot për rastin e arrestimit e bashkëpartiakut të tij, Faruk Mujka, i cili po dyshohet për korrupsion.

“Unë besoj në pafajësinë e tij. Nuk e di nga kanë rrjedh këto për m’i arrestu, por s’besoj që ka diçka. Por, është diçka politike mes PDK-së kundër Vetëvendosjes. Shumë prona janë ktheyr nga publike në private, s’do të thotë që janë korrupsion. I kanë ndihmuar qytetarët. Ky është mendimi im”.

Gjatë bastisjeve të sotme policia ka thënë se ka gjetur 60 mijë euro. Duke komentuar këtë, Hasani tha se nuk është shumë e madhe dhe se edhe ai vetë i ka 50 mijë euro në banesën e tij.

“Ajo është për m’u qesh. Unë i kam 50 mijë euro në banesë”, tha ai, duke shtuar se ato para Mujka ka mund t’i ketë edhe hua nga ndonjë shok për ndonjë projekt. Ndoshta Faruku ka pasë edhe projekte të tjera. Unë nuk e di, por 60 mijë euro mund t’i kesh. Nuk janë 100 mijë a 200 mijë”.

Hasani në Frontal të T7 tha se këto para i ka nga puna 20 vjeçare në Londër.

“Është absudrde për mua dhe nuk besoj që është e vërtetë”, tha Hasani për rastin e Mujkës.

Sot është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës.

Exit mobile version