Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate thotë se nëse do të vazhdojë rritja e çmimeve në vendin tonë do të ketë trazira sociale. Edhe një herë ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
“Albin Kurti i ka ndryshuar qëndrimet dhe kjo është arsyeja që na nuk jemi me ta. Nëse para më shumë se pesë vjetëve kam qenë i arrestuar dhe i burgosur kundër privatizimit të KEDS’it sot vazhdoj me protestuar kundër dhënies së milionave për atë kompani private”, thotë Krasniqi.
“Nuk ka asnjë vendim qeveria e Republikës së Kosovës, ta zëmë, për me rrit pagën minimale. A nuk është urgjente me rrit pagën minimale”, pyet Krasniqi.