1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Anëtari i LVV-së e padit Frashër Krasniqin për shpifje, kërkon 50 mijë euro

Frashër Krasniqi është paditur për shpifje nga Faruk Dakaj, ky i fundit e konfirmoi përmes një statusi në Facebook. Sipas tij, Krasniqi ka shpifur ndaj Dakajt në debatin televiziv “Pressing” të T7, i cili edhe deponoi padi për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Dakaj argumenton padinë e tij duke thënë se nuk është pronar i asnjë kompanie, për të cilën ka postuar edhe certifikatën e ARBK’së.

Dakaj pretendon se argumenton edhe për dy raste tjera të cilat sipas tij Frashër Krasniqi ka shpifur, është fjala për “Ndërtimin e shtratit të lumbardhit” në qytetin e Prizrenit dhe “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren.

Dakaj në padi kërkon dëmshpërblim me vlerë 50 mijë euro. Mjete këto të cilat do të shkojnë si donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psiqike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img