Site icon PrishtinaPress

Anëtarët e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me me rezervat shtetërore japin propozimet e tyre në lidhje me angazhimin e eksperteve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ka diskutuar të martën rreth angazhimit të eksperteve.

Deputet kërkuan që ekspertet të cilët do të angazhohen në këtë Komision të ju definohet qartë roli, puna e tyre dhe pagesa që do të bëhet për ta.

Deputetit i VV-së, Armend Muja, ka dhënë propozimet e tij sa i përket angazhimit të eksperteve.

“Për mendimin tim dy ekspert nga tri ekspertiza do të ishte e mjaftueshëm. Kurse sa i përket buxhetit, na duhet kalkulimi i saktë”, tha ai.

Deputeti Pal Lekaj, tha se anëtaret e këtij komisioni duhet të jenë të vëmendshëm sa i përket çështjes së angazhimit të eksperteve, sipas tij, ata duhet që të paguhen për punën që bëjnë.

“Ekspertet nuk vine në formë simbolike, duhet te jemi të vëmendshëm. Ekspert që bëjnë anenë profesionale atëherë edhe duhet të paguhet”, tha ai.

Ndërsa deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, ka kërkuar që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër që të analizohen propozimet për ekspert.

Në fund anëtaret e këtij komisioni janë pajtuar që mbledhja të shtyhet për të hënën.

Exit mobile version