2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Anëtarët e Këshillit për Trashëgimi kërkojnë paga mujore mbi 1 mijë euro

Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t’u sigurojë të ardhura mujore mbi një mijë euro për secilin prej tyre.

Me një kërkesë të tillë i janë adresuar Komisionit të Kuvendit për Buxhet dhe Financa. Kërkesa e tyre është shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.
Kryetari i Komisionit, deputeti Naser Osmani, ka thënë se Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka kërkuar rritje pagash. Sipas tij, duhet të caktohen kompensime dhe jo paga.
“Neni i propozuar është që për kryetarin kompensimi mujor të jetë 800 euro, për nënkryetarin 700 dhe për anëtarët të jetë 600 euro”, ka thënë Osmani. Sipas tij, anëtarët e KKTK-së kanë kërkuar pagë mujore prej 1 mijë e 400 eurosh për kryetarin, për nënkryetarin 1 mijë 200 dhe për anëtarët nga 1 mijë e 100
Kryesisë së Kuvendit i është propozuar që kryetari i KKTK-së të ketë pagë 800 euro në muaj, nënkryetari 700, përderisa anëtarët e tjerë nga 600. Anëtarët e KKTK-së janë: Shafi Gashi, njëherësh kryetar i këtij institucioni, Filjko Jovanoviq, Arjeta Miftari, Bego Kululleri, Visar Haxhibeqiri, Florim Isufi e Dorintinë Matoshin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img