Site icon PrishtinaPress

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, temë e takimit të Osmanit me kryeministrin e ri estonez

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Me anë të një postimi në Facebook, e para e shtetit ka treguar së në takim është folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE”.

“Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë! “, shkruan Osmani, transmeton Klankosova.tv

Exit mobile version