4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Anët pozitive dhe negative të konsumimit të qumshtit të bajameve

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore.

Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.

Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?

Dietologët ua prezantojnë më poshtë me anët pozitive dhe negative të këtij produkti.

Do t’ju marrë urima më shpejt

Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin. Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrave gjatë vaktit tuaj.

Nuk përmban laktozë

Qumëshi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Do të merrni më shumë Vitamina

Qumështi i bajames është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi. Nëse po planifikoni të bëni qumësht bajame në shtëpi, këshilloheni të keni kujdes sepse do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë mjaftueshëm vitamina.

Mund të konsumoni më shumë sheqer nga sa mendoni

Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre. Shumë lloje të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura.

Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni lloje të këtij qumështi pa ëmbëlsues dhe pa aromë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img