-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Aneksi i marrëveshjes formim i Asociacionit, fjala ‘vetëmenaxhim’ do të kuptohet pasi të përpilohet statuti”

Analisti politik Albinot Maloku e konsideron si formim të Asociacionit aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim raportesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë e bazon në pikën palëve u kërkohet që t’i implementojnë marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Teksa ka folur për këtë term, Maloku ka thënë se fjala “vetëmenaxhim” është pa mbiemër, por që këtë e merr pasi të bëhet përpilimi i statutit.

“Në qoftë se thuhet se palët duhet të respektojnë dhe jetësojnë marrëveshjet e arritura nënkupton edhe ato të cilat kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, që sot po provohet nga pala e qeverisë të konvertohet në një terminologji të re të prodhuar nga dakordimi e posaçërisht nga Aneksi i 18 marsit që po i mëveshët shpjegimi vetëmenaxhim. Edhe në këtë rast kemi një mekanizëm pa mbiemër, i cili mbiemrin do ta merr në momentin kur do të bëhet edhe përpilimi i statutit dhe të shpjegohet se çfarë emri do ta ketë ky prefiksi ose ky shënjezimi vetëmenaxhim”, tha ai.

Maloku shtoi se vetëmenaxhimi ka dallim nga vetëqeverisja lokale, duke shtuar se deklarimet se vetëmenaxhimi është më i zgjeruar, qëndrojnë.

“Se çfarë është vetëmenaxhimi a ka dallim prej vetëqeverisjes lokale, po ka dallim, aktualisht komunat e Kosovës funksionojnë mbi bazën e ligjit për vetëqeverisja lokale dhe ato kanë kompetenca veç qeverisëse, mirëpo nuk kanë vetëmenaxhim për faktin që këtu ka një dallimi sipas shpjegimit se çfarë është vetë qeverisje dhe çfarë është vetëmenaxhim. Interpretimi se ky vetëmenaxhim mund të jete me i zgjeruar, qëndron, mirëpo duhet të presim se çfarë statusi do të ketë edhe shpjegim ky termi vetëmenaxhim”, tha ai në një prononcim për Ekonominë Online.

Në aneksin e publikuar nga BE-ja thuhet se: “Për ta implementuar Nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshëm përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img