12.9 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

“Andrra Amerikane” – një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro – amerikane

Është duke vazhduar xhirimi i një seriali të ri televiziv me titullin “Andrra Amerikane”, duke sjellë në ekran një histori emocionuese që ndërlidh temat e familjes, dashurisë, sfidave shoqërore dhe kulturës.

Seriali do të xhirohet kryesisht në New York, me mundësi shtrirjeje edhe në vende të tjera evropiane.

Ky projekt ambicioz synon të sjellë një përvojë unike për shikuesit dhe të pasqyrojë jetën dhe sfidat e shqiptarëve në diasporë.

Përmbajtja dhe mesazhi

“Andrra Amerikane” ndjek jetën e personazheve që përballen me sfidat e ruajtjes së traditave në një botë moderne, ku ndërthuren dashuria, sakrificat dhe ndjekja e ëndrrave. Seriali synon të frymëzojë dhe të lidhë shikuesit me histori të ndjera dhe të sinqerta që pasqyrojnë realitetin e shqiptarëve në diasporë dhe jo vetëm.

Ekipi i produksionit dhe regjisorët

“Andrra Amerikane” është realizuar nga një ekip profesionistësh të mirënjohur në industrinë e filmit dhe televizionit:

Producentja: Vlora Nikci

Skenaristët: Mike Bencivenga (i njohur për filmat e tij të suksesshëm “Happy Hour,” “Great Plains,” dhe “Born in Flames” ne Hollyëood) Vlora Nikci, dhe Visare Aliu (në episodin e parë).

Regjisorët: Armend Baloku dhe Vlora Nikci

Drejtori i Fotografisë (DOP): Adriatik Berdaku, fitues i dy çmimeve Emmy Award për punën e tij të shkëlqyer si kameraman.

Kameramani: Dave Burdette

Zëri: Luigi Porto

Grimi dhe estetika: kompania Beautybyboomie nga New York

Kasti i aktorëve kryesor

Seriali në episodin e parë do të sjellë në ekran disa nga aktorët e talentuar shqiptaro-amerikanë, përfshirë:

Afrim Gjonbalaj

Vlora Nikci

Armend Baloku

Enxhi Cuku

Adel Lami

Liri Nikqi

Diar Xani

John Gojcaj

Edita Nishliu

Një paraqitje e veçantë mysafire do të jetë sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho.

Në cilësinë e pianistes paraqitet pianistja e njohur Blina Sheholli.

Pritjet dhe transmetimi

Episodi i parë i serialit pritet të shfaqet së shpejti, duke u transmetuar në platforma televizive dhe online, për t’u bërë i arritshëm për një audiencë gjithëkombëtare.

Seriali ka për qëllim jo vetëm argëtimin, por edhe promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img