0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Andin Hoti: Çështja e të pagjeturve, peng i mosgatishmërisë së Serbisë e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç miratuan më 2 maj të këtij viti Deklaratën për të Personat e Pagjetur/të Zhdukur me Dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

Ani pse e dakorduar nga të dyja palët, ujdia nuk ka gjetur zbatim as pas tre muajsh.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit , Andin Hoti fajëson Serbinë e BE-në për mosgatishmëri.

“Serbia nuk ka qenë e gatshme, por edhe BE-ja nuk ka qenë e gatshme të fillojë punën e saj për zbatimin e deklarates. Pas deklaratës e kam dërgu kërkesën tek presidenti i Serbisë, ku kam kërku qasje në disa arkiva, le që nuk kam marrë përgjigje nga ana e Serbisë, por nuk janë shfaq as në takimet e parapara, që i kemi ndërvite”, theksoi Hoti

Hoti e sheh si pengesë kyçe mosthemelimin e Komisionit të përbashkët, përgjegjësinë për krijimin dhe kryesimin e të cilit e ka Bashkimi Evropian.

Vonesat i lidh me ngjarjet në Veri.

“Do të duhej formohej komisioni, ai duhet të krijohej nga BE. Kosova e Serbia jemi veç anëtarë. Ka qenë problemi i ngjarjeve të fundit që kanë ndodh në Veri të Kosovës. Fokusi u largu pak nga ato ngjarje që ndodhë dhe sanksioneve. Megjithatë, kemi kërkuar me u kriju komisioni sepse monitoron zbatimin e zotimeve tona në deklartë”, theksoi Hoti.

Ky pret që Komisioni të formohet pasi të kthehen nga pushimi veror të gjitha palët e përfshira në proces.

Kryesuesi kosovar për të Pagjeturit: Javën e ardhshme nis gërmimi edhe në dy lokacione tjera

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti bëri të ditur për Front Online se do të nisin javën e ardhshme gërmimin edhe në dy lokacione tjera, ku dyshohet për persona të Pagjetur/të Zhdukur me Dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Në vazhdimiesi jemi duke gërmuar. 8 lokacione kemi qenë në gërmime, bisedova me shefin e njësisë z.Kushtrim Gara i kemi shikuar edhe disa lokacione tjera të mundshme. Javën e ardhshme, do të jemi edhe në dy lokacione tjera, nuk po i përmendi me emër sepse jemi në përfundim të analizës. Është edhe një tjetër pastaj dhe janë nga këto 8 edhe tri lokacione, ku do të rikthemi sepse nuk kanë përfunduar gërmimet. Mund të këtë edhe tjera”.

Ai foli për gërmimet e fundit në Prishtinë dhe Mitrovicë.

“I kemi pas disa gërmime, në Mitrovicë, janë gjet tre trupa që dyshohet të jenë persona të zhdukur në bazë të ekspertëve të mjekësisë ligjore”.

Dyshimet hiqen tek pasi rezultatet e mostrave të kthehen nga Haga.

“Janë dërgu mostrat (e mbetjeve mortore të gjetura në Mitrovicë) atje me u bo identifikimi përmes ADN-së. Është gjet para tyre mbetje mortore në varrezën e Dragodanit, kur them është gjet, ta kemi parasysh që është dyshim, nuk kemi rezultat zyrtar prej ADN-së. Nuk kemi data të caktuara, mostrat dërgohen në Hagë, atje është laboratori ndërkombëtar për personat e zhdukur. Kryesisht në bazë të praktikave, dy a tre muaj merr kohë deri tek kthimi i tyre në Kosovë”.

Plotësimi/ndryshimi i Ligjit për Personat e Zhdukur, Hoti del me një afat

Projektligji i ri i shumë kërkuar e shumë përfolur për personat e zhdukur ende nuk është miratuar nga Qeveria.

Shkak për këtë janë bërë kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur që të përfshihen në ndryshimet e reja ligjore.

Të paktën kështu thotë Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, gjë që e konsideron të pamundur.

“Pensioni bazë u mohohet atyre aktualisht për shkak se e marrin pensionin e familjarit të personit të të zhdukurit, duan benifite shëndetësore e në arsim. Kërkesat e tyre nuk munden me hi në Ligjin për Personat e Zhdukur sepse ky ligj e drejton punën e komisionit”.

Si rezultat, Hoti thotë se po mundohen që kërkesat e familjarëve t`i rregullojnë me dy ligjet tjera, atë për skemën pensionale dhe kategoritë e dala nga lufta.

“Kam bë kërkesa te ministri Hekuran Murati që me u kombinu tri ligjet, të gjitha me hi në plotësim-ndryshim, që me u heq kjo ndalesa e marrjes së dy pensioneve, S`kam marrë përgjigje. Nëse deri në tetor dhe nëntor nuk ka zgjidhje, ne e kryjemë ligjin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img