4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Andi Pajaziti dje iu nënshtrua një operacioni, avokati: I zgjati më shumë se pesë orë

I dyshuari për vrasjen në Bon Vivant, Andi Pajziti, i është nënshtruar dje një operacioni në QKUK, i cili i ka zgjatë më shumë se pesë orë, tha për Gazetën Express avokati i tij Fanol Krasniqi.

I kontaktuar nga Gazeta Express, avokati Krasniqi tha se në ditët në vijim pritet që të konstatohet nëse “Italiani”, do t’i nënshtrohet edhe një tjetër intervenimi.

“Dje e ka pas një intervenim, i ka zgjatë pesë orë. Pritet pas disa dite me u konstatu se a ka nevojë për një tjetër intervenim. Po vazhdon në QKUK me qëndru, dje e ka pas një intervenimin pej orës 8:00-13:00, më shumë se pesë orë ka zgjatë”, tha avokati Krasniqi. 

I pyetur rreth raportimeve nëse ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të klinikës ku po qëndron Andi Pajaziti, avokati tha se pas këtij rasti është shtuar numri i policëve që po e ruajnë.

“Është shtuar numri i pjesëtarëve të policisë, tash është siguria shumë më e madhe. Andi ska mujt me përceptu se sa është larg krisma nga dritarja e dhomës ku po qëndron”, tha ai.

I njëjti tha se nuk ka njohuri nëse është hapur rast në polici apo prokurori për “krismën” që është dëgjuar afër klinikës ku po qëndron klienti i tij.

Ndërkohë, policia e as prokuroria nuk kanë konfirmuar nëse është hapur rast për këtë çështje apo është gjetur ndonjë gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Andi Pajaziti apo siç e ka nofkën “italiani” ndodhet nën masën e paraburgimit për vrasjen që ndodhi me 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq K.R., 39-vjeç dhe u plagosën disa të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img