Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka insistuar se skuadra e tij nuk është në krizë.
Carlo Ancelotti ka mohuar se Napoli është në krizë pas humbjes 2:0 nga Milan në çerekfinalen e Coppa Italia.
Trajneri i ekipit nga San Paolo prapë ka pranuar se skuadra e tij ka një problem që i është shfaqur së fundmi, shënimi i golave.
“Nuk jemi në krizë por ekziston problemi i golit”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes ndaj Milanit, transmeton prishtinapress.eu
“Por, kemi ende dy objektiva të sezonit”, u shpreh ai.