Site icon PrishtinaPress

Ancelotti tallet me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Realit

Bayern Munichu dhe Real Madridi do të përballen nesër (e martë) në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët do të jenë nikoqir të ndeshjes së parë e cila do të luhet në tempullin “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Sot (e hënë) të dy trajnerët ishin të pranishëm në konferencën për shtyp ku folën para këtij dueli kyç.

Thomas Tuchel mes të tjerash insistoi se reprezentuesi gjerman Serge Gnabry do të shënojë patjetër në sfidën ndaj Real Madridit.

“Serge Gnabry do të shënojë nesër. Do të ndodhë. Nuk e di se si, por do të ndodhë”, ishin fjalët që tha Tuchel.

Lidhur me këto fjalë që tha tekniku gjerman u pyet në konferencë Carlo Ancelotti i cili iu përgjigj me shaka pretendimeve të tij.

“Gnabry? Ai ka mundësi të shënojë njësoj siç kanë Kane ose Musiala. Unë mendoj se Vinicius ka më shumë gjasa të shënojë se sa Mendy, por këto janë statistika”, ka thënë Ancelotti.

Gnabry ka patur minuta të limituara këtë sezon për Bayernin kryesisht për shkak të lëndimeve, dhe në 17 paraqitje këtë sezon, ka qenë autor i pesë golave të shënuar.

Exit mobile version