8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ancelotti flet për Modricin, Kepan, për ekipin e tij dhe për Arabinë Saudite

Carlo Ancelotti ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Celta Vigon, e vlefshme për xhiron e tretë të sezonit të ri në La Liga.

Trajneri italian ka folur fillimisht për situatën në të cilën gjendet Luka Modric, i cili është i pakënaqur që s’po luan, por edhe për përforcimin në portë, Kepa Arrizabalaga.

“Nesër do të mbrojë Kepa. Për Modricin është një situatë e pakëndshme, nuk është i kënaqur, por është mirë. Do ta japë kontributin e tij. Për të gjithë është një situatë e veçantë”, deklaroi fillimisht “DonCarlo”.

Ai foli edhe për klubet arabe, të cilat e kanë “pushtuar” tregun evropian duke i marrë disa futbollistë të njohur.

“Është e qartë se futbolli arab ofron më shumë para sesa ai evropian. Të gjitha klubet saudite mund të bëjnë çfarë të duan. Autoritetet ndërkombëtare të futbollit duhet ta vlerësojnë me kujdes këtë çështje për ta ekuilibruar tregun”, vazhdoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Evertonit e Napolit.

Ancelotti foli edhe për presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Rubiales, i cili së fundmi ishte protagonist i një skandali pasi e puthi në buzë një futbolliste të Kombëtares spanjolle gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve pasi “Stuhia e Kuqe” u shpall kampione e botës.

“Është një situatë delikate. Është një sjellje që nuk më ka pëlqyer. Nuk është një gjë që duhet ta bëjë një president”, nënvizoi tutje Ancelotti.

Në fund, ai foli edhe për ekipin aktual të “Los Blancos”.

“E përjashtoj 100% çdo mundësi të transferimi të çfarëdo lojtari. Nuk do të ketë as largime, jemi të koncentruar në këtë ekip për këtë sezon”, përfundoi trajneri italian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img