Site icon PrishtinaPress

Ancelotti e komenton përballjen Milan – Napoli

Carlo Ancelotti e ka komentuar përballjen e dyfishtë të Milanit me Napolin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai e sheh një duel të ekuilibruar mes ekipeve italiane, ndërsa e pranon se do të bëjë tifo për Kuqezinjtë, ku ka kaluar momente të paharrueshme, ndërsa do të donte ta kishte përballë Milanin në finalen e Stambollit.

“Në këto lloje ndeshjesh, lojtarët e ndiejnë presioni, do të jenë mjaft të motivuar, kështu që nuk ka nevojë për të folur për motivime shtesë. Çështja që duhet të zgjidhet lidhet me strategjinë e lojës, duke u munduar t’i japësh indikacione të qarta dhe të thjeshta për lojtarët, për t’i bërë që të ndihen të përfshirë dhe pjesëmarrës. Është një mënyrë edhe për ta hequr sadopak presionin, i cili është i pashmangshëm në këto ndeshje”, deklaroi fillimisht trajneri i Real Madridit në emisionin “Radio Anch’io Sport” në “Rai Radio 1”.

“A është e vërtetë ajo që e ka thënë Maldini? Ishte mbi të gjitha një urim për Milanin, për të cilin kam ndjeshmëri. Në realitet, Milan – Napoli do të jetë një ndeshje mjaft e ekuilibruar dhe mjaft e paqartë”.

“A do të ishte e bukur të takoheshit në Stamboll? Për Realin po, mendoj edhe për Milanin, por të gjithë duan të arrijnë në Stamboll”.

 

Exit mobile version