Site icon PrishtinaPress

Ancelotti dhe Kaka përsëri bashkë, kësaj radhe te Brazili

Legjenda e Milanit dhe fituesi i Topit të Arte, Leite Kaka, do të punojë përsëri me Carlo Ancelottin.

Kaka do t’i bashkohet në stafin teknik  të Brazilit, shkruan IndeksOnline.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ish-futbollisti i Milanit do t’i bashkohej stafit të Ancelottit nga viti 2024, vit në të cilin trajneri aktual i Real Madridit pritet të marrë drejtimin e Brazilit.

Gazeta nuk e bëri të qartë se cili do të ishte pozicioni i Kaka-s, por ardhja e mundshme e brazilianit është nxitur nga marrëdhënia e tij pozitive me Ancelottin.

Ednaldo Rodrigues, president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), njoftoi se Ancelotti do të jetë trajner i skuadrës pesë herë fituese duke filluar nga Copa América 2024.

Exit mobile version