Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka insistuar se Jude Bellingham nuk e meritoi kartonin e kuq në barazimin ndaj Osasunas, shkruan Klankosova.tv
Mesfushori anglez u përjashtua nga fusha në minutën e 39-të të ndeshjes, shkaku i gjuhës ndaj gjyqtarit Jose Montero.
Sipas trajnerit të Real Madridit, gjyqtari ka keqkuptuar çfarë i ka thënë 21-vjeçari.
“Mendoj se kartoni i kuq i Bellingham ndodhi shkaku se gjyqtari nuk e kuptoi gjuhën angleze mirë. Nuk mendoj se ishte diçka ofenduese. Ishte karton i kuq sepse gjyqtari ishte nervoz. Bellingham nuk bëri asgjë për t’u përjashtuar, absolutisht asgjë”.
Derisa, Bellingham deklaroi se nuk e ka ofenduar gjyqtarin, por ky i fundit e keqkuptoi.