2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Analsitët kundër Kurtit: Lufta ka përfunduar moti

Deklarata e ish-liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi do të mundë të nxiste një luftë me shtetin fqinj, vlerësohet si e pamatur, joserioze për të tentuar të ngjallë frikë te pushteti.

Analisti politik Halil Matoshi i quan joserioze deklaratat e Kurtit se demarkacioni mund të nxisë luftë mes Kosovës e Malit të Zi.
Sipas tij, jo vetëm Kurtin, por secilin që shfaqet me retorika luftënxitëse të shekullit të kaluar nuk duhet marrë seriozisht, sepse, siç thotë ai, as ai nuk e ka seriozisht.
“Ai po mësyn të shkaktojë frikë te pushteti dhe të mobilizojë njerëz për kauzat e tij shpesh të paqarta, mirëpo ato thjesht janë retorika të forta dhe në thelb boshe. Mali i Zi e ka njohur shtetin kosovar dhe marrëdhëniet mes dyja shteteve janë solide dhe besoj se kontesti aktual rreth demarkacionit nuk do të ndikojë në fqinjësinë e mirë”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se Kurti kësaj radhe ka bërë marrëzi.
“Unë do ta mbroj Kurtin dhe Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ sa herë që ka të drejtë në përballje me pushtetin, porse këtë herë më duhet t’i them se ka bërë një marrëzi!”, ka theksuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img