Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Madrilenët në takimin e parë kishin triumfuar si mysafirë të bavarezëve me rezultat 2:1.
Koha: 18 prill (e martë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Real Madrid
Zinedine Zidane ka konfirmuar se do të jetë pa Gareth Balen për ndeshjen e kthimit. Isco pritet ta zëvendësoj në formacionin titullar.
Raphael Varane dhe Pepe gjithashtu nuk do të luajnë në ndeshjen e dytë me Bayern Munchen.
Reali pritet të luajë me dyshen sulmuese Cristiano Ronaldo dhe Karim Bemzema, ndërsa Isco do të jetë pas tyre.
Bayern Munich
Me Mats Hummels e lënduar dhe Javi Martinez pezulluar, David Alaba mund të fillojë së bashku me Jerome Boateng në qendër të mbrojtjes, ndërsa Juan Bernat pritet të shfaqet në krahun e majtë.
Robert Lewandowski, i cili ka shënuar pesë gola në pesë takimet e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, pritet të luajë prej minutës së parë në Santiago Bernabeu.
Carlo Ancelotti ka pohuar se do të jetë e vështirë, por se bavarezët do të mundohen të përmbysin rezultatin e takimit të parë të Alianz Arenas.
A e dini se…?
Në nëntë ndeshjet e fundit të Real Madridi në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi dy gola.
Real Madrid ka shënuar të paktën dy gola në nëntë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid janë të pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Bayern ka fituar pesë prej shtatë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve.
Në shtatë ndeshjet e fundit të Bayernit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi dy gola.
Real Madrid ka fituar pesë nga gjashtp ndeshjet e fundit kundër Bayernit në të gjitha garat.
Analizë
Real Madridi është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Santiago Bernabeu ndërsa kanë humbur vetëm një ndeshje si vendas gjatë gjithë këtij sezoni.
Los Blancos ka fituar pesë nga gjashtë takimet e fundit në shtëpi kundër Bayernit dhe në dy ndeshjet e fundit si mysafirë të bavarezëve.
Carlo Ancelotti do të luajë me një formacion krejtësisht tjetër në krahasim me atë që luajti gjatë fundjavës me Bayer Leverkusenin.
Bayerni në drejtimin e italianin nuk ka mundur të triumfoj në ndeshje radhazi kur gjermanët kanë luajtur si mysafirë.
Parashikim: Real Madrid 2-1 Bayern Munich.