1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Analistja amerikane tregon për lojën e Vuçiqit në raport me perëndimin

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka treguar për një strategji të cilën po e përdor inteligjenca serbe bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, strategjia përfshin krijimin e një grupi të supozuar si pro-perëndimor, të cilat Vuçiq tashmë veçse i ka shpërndar nëpër organizata joqeveritare.

Ajo përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se këta të ashtuquajtur aktivistë shpesh kritikojnë Rusinë dhe Kinën, por jo edhe presidentin serb.

Për këtë ajo perëndimin e quan ”naiv“, pasi nuk po e kupton lojën e shërbimeve sekrete serbe.

”Është interesante të vërehet se një lëvizje gjoja pro-perëndimore do të krijohet në Serbi për të manipuluar Perëndimin naiv. Kjo ka të ngjarë të jetë një lojë tjetër e inteligjencës serbe… ndërsa bëja kërkimet e mia në mediat sociale, hasa disa të rinj mbresëlënës, të cilët tashmë po tregojnë me krenari se i janë bashkuar këtij grupi. Ka kuptim pasi Vuçiç ka krijuar tashmë një grup tjetër njerëzish të supozuar pro-perëndimorë në disa OJQ dhe qeveri për të manipuluar Perëndimin (ata kritikojnë Rusinë ose Kinën, por kurrë Vuçiçin). Mos harroni gjithmonë: mashtrimi është çelësi në doktrinën e sigurisë ruse dhe serbe”, ka shkruar ajo në Twitter.

Serbia vazhdimisht ka luajtur me kartela të ndryshme – së fundmi ishte vënë në dilemë për vendosjen e sanksioneve ndaj aleatit historik orotodoks, Rusisë.

Por Beogradi akoma nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse për shkak të agresionit në Ukrainë. Megjithatë, Serbia ka ndjekur taktika që e afrojnë me perëndimin.

Kjo nuk është që nuk vihet re, muaj më parë presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kishte deklaruar se “Serbia nuk mund të ulet në tri karige, atë të SHBA-ve, Rusisë dhe Evropa”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img