-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Analisti serb: Një gjë është e sigurtë, zgjedhjet lokale në veri mbahen në tetor

Analisti serb Branislav Krstic, është shprehur se në komunat veriore Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore do të votohet vetëm për kryetarin e komunës, ndërsa në Zveçan dhe Lleposaviq do të mbahen zgjedhjet edhe për kuvendet lokale komunale.

Ai ka thënë se Prishtina zyrtare nuk do të pajtohet me bazën ligjore për shpërndarjen e kuvendeve në Mitrovicën Veriore dhe Zubin Potok.

“Siç janë gjërat tani, në komunat veriore Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore do të votohet vetëm për kryetarin e komunës, ndërsa në Zveçan dhe Lleposaviq do të mbahen zgjedhjet edhe për kuvendet lokale komunale. A ka bazë ligjore për shpërndarjen e kuvendeve në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok, mendoj se Prishtina zyrtare nuk do të pajtohet me këtë“.

Ai shtoi se peticioni për shkarkimin e kryetarit është punë e lehtë për Listën Serbe.

“Sa i përket peticionit për shkarkimin e kryetarit, teknikisht është punë e lehtë për Listën Serbe, e cila për dy ditë do të mbledhë nënshkrimet e qytetarëve, por tani për tani nuk ka marrëveshje politike për asgjë. Procedura për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të vendit do të përshpejtohej ndjeshëm nëse kryetarët e komunave jepnin dorëheqje, por në Prishtinë nuk ka vullnet politik për një gjë të tillë”, transmetoi ai.

Krstic tha se, zgjedhjet do të mbahen në tetor.

“Një gjë është e sigurt: zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor. Duhet të pritet që në mesin e shtatorit grupet e interesit euroatlantik të dalin me ultimatum për Prishtinën dhe Beogradin, sepse është e qartë se pa ndikim të huaj këto dy palë nuk mund të merren vesh për asgjë”.

“Përshtypja është se menaxhimi i konfliktit ndërkombëtar për Kosovën ka një strategji dhe duhet pritur presion i fortë ndaj Beogradit dhe Prishtinës zyrtare. Deri në fund të vitit ndoshta do të kemi një draft zyrtar për formimin e Asociacionit, por edhe gatishmërinë e hapur të Serbisë për të pranuar realitetin dhe partneritetin me shtetin e Kosovës”, tha ai për Gazeta Blic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img