-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Analisti rus thotë se Putin përdori sozinë në paraqitjen në Dagestan

Pas rebelimit të dështuar nga Yevgeny Prigozhin dhe mercenarët e tij, presidenti rus Vladimir Putin u shfaq në Dagestan për të diskutuar mbi zhvillimin e turizmit në rajon, njoftoi Kremlini.

Sipas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, Putin ka shtrënguar duart me turmën dhe në një moment e ka puthur në kokë vajzën e vogël teksa ka bërë një foto me të, transmeton Telegrafi.

Kjo paraqitje e liderit rus në publik ka rizgjuar teoritë se Putin përdor një dyshe për daljet publike. Sjellja e tij gjatë kësaj vizite në Dagestan u vu në dyshim jo vetëm nga analistët perëndimorë, por edhe nga blogeri i njohur ushtarak rus Igor Girkin.

Edhe pse nuk ka prova konkrete që Putini po përdor një sozi, Matthew Wyman, pedagog i lartë i politikës i specializuar për Rusinë në një universitet britanik, është i sigurt se ky është rasti.

Përkatësisht, ky ekspert ka zbuluar disa shenja për këtë dhe pohon se sjellja e Putinit në këtë rast ka devijuar shumë nga modelet e mëparshme.

“Nuk ka dyshim se nuk ishte Putin. Ishte sozia”, tha Wyman për Newsweek.

“Është krejtësisht e paimagjinueshme” që lideri rus do ta bënte personalisht angazhimin vetëm disa ditë pasi stabiliteti i sundimit të tij u kërcënua nga Wagner, tha Weiman.

“Atëherë nuk do ta ekspozoni veten ndaj asnjë grupi të huajsh”, shtoi ai.

Wyman gjithashtu vuri në dukje disa dallime që mund të vërehen në këtë vizitë të Putinit në krahasim me ato të mëparshme.

“Në shumë mënyra, Putin thjesht nuk vepron kështu”, theksoi Wyman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img