-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Analisti Ramush Tahiri parashikon rezultatin e zgjedhjeve, flet edhe për koalicionet e mundshme

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohet një garë për vendin e parë  ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe më pastaj  një koalicion paszgjedhor ndërmjet këtyre dy partive fituese.

Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Vetëvendosje do t’i ketë 35-40  deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20 , gjithsejtë bëhen 85 deputetë.

“Ky do të ishte koalicioni pas zgjedhor  në të cilin kryeministri  do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës”, shkruan Tahiri.

Lexoni të plotë postimin:

“Diçka si parashikim e analizë

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te zhvillohet një garë për vendin e parë ndërmjet Lëvizjes VV dhe PDK dhe mëpastaj një koalicion paszgjedhor ndërmjet këtyre dy partive fituese.

Nëse Partia Demokratike e Kosovës del e para gjithsesi që do të përpiqet të bëje një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nuk është e sigurt që kjo e dyta do të pranojë , me gjase që LDK në këtë rast do të parapëlqejë  të rrijë në opozite duke iu nënshtruar një procesi të themeltë zgjedhjesh brenda  partiake.

Vetëvendosje do t’i ketë 35-40  deputetë, PDK 32-35, dhe me  pakicat 20 , gjithsejtë bëhen 85 deputetë. Ky do të ishte koalicioni pas zgjedhor  në të cilin kryeministri  do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në koalicion parazgjedhor Nisma socialdemokrate do të shkojë me PDK, ndërsa AKR e Behxhet Pacollit do të shkojë me LDK, por nuk përjashtohet mundësia që të bëjë koalicion me PDK nëse kërkesat e saja nuk pranohen nga LDK.

AAK gjithashtu do të tentoj të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK, por insistimi i saj që posti i Presidentit t’i takoj vetëm liderit të saj Ramush Haradinaj do të pamundësoj marrëveshjen.

Vjosa Osmani do të garojë në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhje, por si subjekt i veçantë por që pas zgjedhjeve ajo me deputetët e saj , tre ose katër do të ndahet pasi të arrihet marrëveshja e koalicionit për qeverisje ndërmjet Vetëvendosjes e Partisë Demokratike, duke e mbajtur qëndrimin që s’ka koalicion me PDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të del e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kjo parti do të ballafaqohet me krizën e identitetit dhe të përcaktimit të rrugës së saj politike për të ardhmen. Do të ketë presion për kuadrot nga terreni dhe do të ketë një garë për supremacion të brendshëm që shprehet edhe si dallim i rrymave dhe i filozofive të ndryshme politike.

Është e vështirë që kjo parti ta ruaj këtë ndikim që e ka por gjithashtu nuk mund të thuhet se do të shënoj rënien nën 20 deputetë veçanërisht nëse harmonizohen pikëpamjet e Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit e Gazmend Muhaxherit e pa ndikim nuk do të jenë as Sfarça e Veliu.

Isa Mustafa do të mundohet të ruajë ekuilibrin dhe neutralitetin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img