Është e pabesueshme që qeveria aktuale të ketë manipuluar me sukses të ashtuquajturin publik për më shumë se një dekadë me “çështjen e Kosovës”, duke krijuar një përshtypje të përgjithshme se çështja e statusit të Kosovës nuk është zgjidhur dhe se dialogu në Bruksel gjatë gjithë këtyre viteve është zhvilluar gjoja rreth nevojës për një “zgjidhje kompromisi”, çfarëdo që të thotë kjo, sepse ne kurrë nuk kemi marrë një përgjigje nga kryenegociatori Aleksandar Vuçiq në pyetjen se çfarë nënkupton në të vërtetë “zgjidhja e kompromisit”. Por gjithmonë theksohej se “nuk do ta japim kurrë dhe kurrë Kosovën”.
Kështu shkruan analisti i njohur serb, Zlatoje Martinov në një shkrim autorial të botuar sot në Danas