0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Analistët: Zgjedhja e presidentit, përcaktuese për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës

Koalicioni qeverisës LDK-AAK dhe Nisma po konsiderohet i brishtë, dhe jetëgjatësia e tij do të varet nga zgjedhja e presidentit – vlerësojnë analistët politik në vend.

Sipas tyre, këtë koalicion dëshirojnë ta rrëzojnë edhe aktorët tjerë politik.

Koalicioni LDK-AAK e Nisma, që një kohë përballet me një jostabilitet. Zyrtarë të AAK e Nismës, kishin filluar të shfaqnin pakënaqësi me kryeministrin Avdullah Hoti, që kur ky e kishte emëruar Skender Hysenin koordinator për dialogun me Serbinë.

Po ashtu edhe marrëveshja në Washington, ishte afër t’i ndajë partnerët qeverisës.

Analisti Arton Demhasaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se qëndrueshmëria e koalicionit varet nga pozita e presidentit.

Mirëpo, sipas tij në rast se LDK-ja pajtohet me kandidaturën e AAK-së për president, atëherë koalicioni duhet të fillojë lobimin për të siguruar edhe votat e partive opozitare.

“Qëndrueshmëria e koalicionit qeverisës varet krejt të pozita e presidentit. Ky koalicion së shpejti ka me u ballafaqu me procedurën e zgjedhjes së presidentit, e që në atë procedurë përpos që duhet të ketë një harmonizim të qëndrimeve brenda koalicionit aktual ka me pas nevojë me bindë edhe njërën nga partitë opozitare, si VV apo PDK për me qenë të pranishëm në seancë kur fillon procedura e zgjedhjes së presidentit për me kriju kuorumin prej 80 deputetë. Në rast se LDK-ja ka me u pajtu me kandidaturën e AAK-së për president atëherë koalicioni mund të jetë unik dhe më pas të zhvillohet lobimi për t’i siguruar edhe votat e partive opozitare”.

Politologu Ramush Tahiri, koalicionin qeverisës po e sheh si të brishtë dhe jo jetëgjatë.

Madje ai thotë se të gjithë akterët politik dëshirojnë ta rrëzojnë qeverinë dhe të shkohet në zgjedhje.

“Koalicioni është i brishtë, unë nuk e pres që ky koalicion ta qojë mandatin deri në fund, por deri te zgjedhja e presidentit, dhe shihet që ky koalicion do të rrëzohet dhe gjithë akterët dëshirojnë ta rrëzojnë këtë koalicion dhe të shkojnë në zgjedhje për arsye të ndryshme”.

Tahiri më tutje shprehet se edhe kandidatura e Ramush Haradinajt nuk është fer kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Përkundrazi kemi kërkesa që të bëhet dikush president nga ky koalicion aktual dhe që të vazhdohet kjo lloj qeverisje. Me e zgjedh president Ramush Haradinajn e një partie që i ka 11 ose 10 deputetë edhe vetëm nga fakti se e ka nxënë ngushtë LDK-në, atëherë nuk është parimore dhe nuk është e drejtë”.

Tahiri ka komentuar edhe iniciativën e kyeparlamentares Vjosa Osmani. Nga përvojat e deritashme ai nuk pret ndonjë sukses nga kjo iniciativë.

Për formimin e një lëvizje të re politike nga Vjosa Osmani, Artan Demhasaj thotë se në rast se Osmani arrin të mbledhë rreth vetes figura politike që kanë kredenciale morale, mund të konsiderohet një parti e suksesshme. Por, ai më tepër e sheh si një iniciativë që do të lëviz nga krahu i VV-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img