-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Analistët: Vizita e Johanes Hahn nuk ndryshoi asgjë

Vizita e eurokomisarit , Johanes Hahn, aspak nuk e ndryshoi situatën në Maqedoni, por ajo që la të kuptohet nga deklaratë e tij ishte se Maqedonia nuk duhet të shkoj në zgjedhje të reja, sepse kjo mund ta thelloj krizën në vend, vlerësojnë analistët Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin. Ismet Ramadani tha se vizita e Hanit tregoi që partitë poltike duhet të vetëdijesohen dhe të marrin punën me seriozitet për ta formuar qeverinë sepse në këtë mënyrë Maqedonia edhe më tutje po zhytet në krizë.

“Mendoj se porosia e Hanit ishte shumë e qartë, nuk ka kohë të pritet sepse definitivisht duhet të jemi të vetëdijshëm  se shteti po futet gjithnjë në krizë më të madhe dhe nëse zgjatet formimi i qeverisë mendoj se nuk është mirë… unë mendoj se ai në këtë deklaratë ai më shumë moralizoi duke i porositur partitë parlamentare që të vetëdijesohen definitivisht, ta kuptojnë seriozitetin e situatës në Maqedoni dhe ndoshta është sipas tij koha që ti kthehen përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ndaj shtetit dhe n daj strukturave të veta partiake”, deklaroi analisti politik Ismet Ramadani.

Ramadani theksoi se VMRO-ja duhet të mësohet me faktin se duhet të qëndroj si opozitë dhe kështu ndërkohë të reformohet, të sillet si parti moderne, progresive dhe jo me retorikë të cilën po e përdor tashmë në përditshmëri ndaj shqiptarëve, por edhe me perëndimorët. Derisa ata nuk reformohen shtoi Ramadani, ata nuk do të gjejnë partner shqiptar për të koalicionuar ose për të bërë qeveri, përcjell Gazeta Express

Ish diplomati Nano Ruzhin, tha që vizita e Hanit në aspektin politik nuk ndryshoi asgjë.

“Maqedonia pas vizitës së Hanit, nga aspekti politik nuk asgjë nuk ndryshoi, edhe më tutje qëndrojnë situata mjaft të tensionuara. Fillimisht tha që Maqedonia nuk do duhej të ketë zgjedhje të reja sepse ajo do ishte thellim i krizës së vendit. Së dyti, se përderisa VMRO-DPMNE  nuk gjendet në përbërjen e qeverisë së ardhshme do të  ketë krizë dhe së treti, ishte për një qeveri  që shpejtë do të formohet edhe pse paralargimi i tij në këtë mënyrë e relativizoi atë duke thënë që zgjerimi stabil do të jetë një reformat më i efektshëm”, tha analisti politik Nano Ruzhin.

Ruzhin tha se Maqedonia ka nevojë për një qeveri që do ti dënoj kriminelët dhe jo të njëjtët t’i falë, pastaj ato të bëjnë krime përsëri.

Pas takimeve me krerët e partive që fituan mandatë deputetësh në zgjedhjet e 11 dhjetorit, eurokomesari Han tha se  duhet qeveri cilësore, e jo qeveri e shpejtë./Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img