0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Analistët: Udhëzimi administrativ, nuk është zgjidhje për zgjedhjet në veri

Udhëzimi administrativ që u mundëson qytetarëve të komunave të Kosovës shkarkimin e kryetarëve të tyre, përmes peticionit ende nuk është finalizuar, por në anenë tjetër një dokument i tillë vjenë në kohën kur Bashkimi Evropian është duke i kërkuar Kosovës që të shpallë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese tha se ky udhëzim është i pa precedent dhe se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Kosovë. “Është i pa nevojshëm dhe i pa dobishëm, do të duhej të ketë ndonjë formë tjetër që të dilet nga kjo krizë e cila është e jashtëzakonshme. Ky veprim është i pa zakonshëm zgjedhjet kanë qenë të jashtëzakonshme, mënyra më e mirë për të dalë nga kjo krizë është dorëheqja e kryetarëve të komunave, i cili është një akt moral, njerëzor të cilin do të duhej ta tejkalojnë vetë- vetën, për shkak të interesit publik”, tha Kryeziu në RTK.

Ai tha se të gjitha këto veprime i kam cekur edhe më herët dhe se janë veprime të pa dobishme e të panevojshme për shkak se edhe ligji për vetëqeverisje lokale dhe po ashtu edhe udhëzimet tjera administrative përcaktojnë saktë se si mund të arrin deri te peticioni.

Kurse, Melazim Koci, politolog tha se në aspektin politik, i dukët më e udhës që të shkohet me peticion, sepse në bazë të asaj që është dëgjuar nga ekspertë krijohet hapësirë manovruese për palën serbe. “Ata do të kenë shumë mundësi që të kontestojnë ta refuzojnë daljen dhe praktikisht ne krijomë situate që në Bruksel kjo do të vlerësohet si përpjekje e Kosovës, atyre nuk do të ju interesoj aspekti juridik ata këtë çështje e konsiderojnë politike dhe ata kërkojnë zgjidhje politike. Ata madje e kanë kërkuar dorëheqjen e kanë përmendur se dorëheqja do të zgjidhte çështjen”.

Sipas Kocit, me dorëheqje çështja do të zgjidhej më mirë, sepse në aspektin politik, palës serbe i ngushtohet hapësira manovruese. “Do të thotë nëse shkohet me versionin e dorëheqjeve dhe shpalljes relativisht të shpejtë të zgjedhjeve, ata nuk do të kenë mundësi të manovrimeve, Brukseli do ta kuptojë këtë si gatishmëri dhe vullnet politik i Kosovës për të ecur në drejtim të jetësimit të marrëveshjes franko-gjermane në të kundërtën, kjo do të kuptohet si përpjekje për ta zhegitur çështjen”, thotë Koci.

Eugen Cakolli, nga KDI, tha se si nuk e kupton se si i janë dashur 3 ditë që t’i shkruajnë tri faqe dokument këtij Komisioni dhe i cili në esencë nuk përbën ndonjë risi në kuptimin e asaj që nuk është adresuar asgjë, në krahasim me atë çfarë ofron ligji për vetëqeverisjen lokale dhe si i tillë ka qenë humbje kohe.

“Në njërën anë Ligji i qeverisjes lokale ka qenë më së i qartë që vetëm përmes tij dhe rregulloreve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tu mundësohet qytetarëve kjo e drejtë. Ajo çfarë ka tentuar MAPL-ja është që të shtojë procedurat të paqena në ligj, pra ka kufizuar afatin kohor brenda së cilës qytetarët mund t’i mbledhin nënshkrimet. Ka përcaktuar modalitete për nënshkrime shtesë e shumë çështje të tjera të cilat nuk janë të rregulluara me ligj dhe në bazë të hierarkisë me norma udhëzimi administrative nuk mund të ketë afate që nuk i parasheh ligji dhe që dalin përtej frymës së ligjit”.

Ai vlerëson se këtë udhëzim administrativ të kundërligjor edhe si i tillë për shkak se për tu përmbushur procedurat që përfshihen në udhëzim administrativ, nëse ndiqen afatet maksimale. atëherë duhen 50 ditë, kjo vetëm për tu mbledhur nënshkrimet dhe për tu dërguar të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Derisa KQZ-ja pastaj do të këtë afat shtesë kohor për organizimit e procesit të votimeve që sipas standardeve ndërkombëtare nuk mund të jenë më të shkurtra se sa proceset e zakonshme të votimit për shkak se nuk mund tu cenohet as qytetarëve, e as në këtë rast KQZ-së e drejta për tu përgatitur mjaftueshëm për të dhe që si procedurë rëndom merr 30 deri në 45 ditë edhe vetë organizimi i procesit të votimit për largimin e kryetarëve”, tha Cakolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img