-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Analistët s’presin rezultate konkrete nga takimi i 27 shkurtit

Analistët politikë kanë mendime të ndryshme sa i përket takimit të 27 shkurtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Sipas tyre në takimin e parë për këtë vit, nuk do të ketë diskutime për pikat që ka vendosur Kurti për formimin e Asociacionit e as diskutime mbi ndryshimin e pikave që përmban plani “Evropian”.

Analisti politik Shemsi Jashari, tha për Ekonomia Online se në takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk pret që të ketë ndonjë dakordim, por sipas tij do të jetë takim ku do të ketë diskutime për fazën tjetër të implementimit të kësaj marrëveshje.

“Takimi i planifikuar mendoj që do të jetë një takim ku do të ketë diskutime për fazën tjetër pas këtij pranimi, me shumë dilema, të planit franko-gjerman. Mendoj që është e udhës dhe do të duhet që të ketë një sqarim një planë dinamik të bëjë publikë se si do të implementohet kjo marrëveshje dhe në frymën e qasja besoj që do të jetë edhe ky takim që do të mbahet. Nuk pres që do të ketë ndonjë dakordim në takimin e radhës, po megjithatë mendoj që publiku e meriton edhe vetë delegacioni duhet që të ketë më shumë qartësi rreth këtij plani, për hapat e implementimit, për mënyrën se si do të duket në praktik ky implementim i këtij plani”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova në këtë takim duhet që të insistimin që në këtë marrëveshje të ketë sa më shumë elemente të qarta brenda vetës dhe të mos ketë dilema që në të ardhmen Kosova të mos detyrohet që të bëjmë kompromise.

“Vetë pranimi i kryeministrit Kurti që kemi ardhur në një pozitë merre ose lere, me një ofertë tregon që Kosova nuk e ka shumë luksin për të zgjedhur në kualitetin e këtij propozimi, ajo cka është parë si e përgjithshme është një marrëveshje që do të ndihmojë në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të jetë një hap tutje drejt marrëveshjes finale dhe besoj shumë që pala kosovare këtu duhet ta ketë insistimin që ky dakordim, kjo marrëveshje të ketë sa më shumë elemente të qarta brenda vetës dhe të mos lejë dilema në të ardhmen që të detyrohemi si shtet që të bëjmë kompromise me disa lëshime që jemi mësuar që ta shohim në secilin takim”, tha ai.

Por ndryshme mendon analisti tjetër politik, Albinot Maloku. Ai thotë se në takimin e së hënës pritet që të bëhen diskutim thelbësorë mbi pikat të cilat i përmban kjo marrëveshje.

Ai shtoi se në këtë takim nuk do të ketë manovrime, në kuptimin e heqjes ose nxjerrjes nga ajo çka është në planin aktual franko-gjerman.

Ai është skeptik se takimi do të ketë rezultate konkrete.

“Unë nga ajo çka është parë deri tani konsiderohet që të jetë diskutim thelbësorë mbi ato 10 nene që janë prezantuar, që prapë nuk janë zyrtare për opinionin publikë, dhe unë sipas shumë proceseve që kanë ndodhur unë konsideroj që do të diskutohet, do të jetë siç thotë Borrell, diskutim gjithë ditorë për të ardhur deri të një përfundim i sekuencimit të marrëveshjes në kuptimin e realizimit të saj në të ardhmen. Si e tillë unë konsideroj që është e pranueshme për Kosovës, Kosova e ka pranuar. A do të ketë nënshkrim, unë konsideroj që përderisa të dy palët kanë dhënë ‘isharete’ që pranojnë vetëm në parim, kjo lënë të kuptohet që mund të diskutohet, për mënyrën e realizimit të jetësimit të kësaj marrëveshje. Për manovrim shtesë, BE-ja ka konkluduar që nuk do të ketë manovrim, në kuptimin e heqjes ose nxjerrjes nga ajo çka është në planin aktual franko-gjerman”, tha ai.

Maloku tha se në kuadër të këtij takimi nuk pret që të diskutohet fare për Asociacionin apo kushtet që ka vendosur Kurti për formimin e tij, pasi sipas tij për Bashkimin Evropian çështja e Asociacionit është e mbyllur.

“Në kuadër të këtij takimi nuk pres, ose nuk do të duhej që të diskutohej për faktin që edhe BE-ja nuk e konsideron këtë temë që duhet që të hapet dhe të diskutohet prapë për të, edhe pala kosovare pohon se për të njëjtin nuk do të diskutohet me 27. Çështja e Asociacionit për BE-në është e mbyllur, disa herë është përsëritur që është obligim për Kosovën, këto manovrat politike se gjoja po jepen 6 pikat për mundësin  e realizimit të ndonjë lloj Asociacioni për Kosovën, unë i shoh vetëm për konsum të brendshëm politikë. Mirëpo në as një mënyre nuk do të gjejnë vend ato 6 pikat e kryeministrit Kurti, për pasoj konsideroj që nuk do të duhej që të diskutohej për të njëjtën për arsye së këtë edhe BE-ja nuk po e lejon”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img