Site icon PrishtinaPress

Analistët politik: Procesi i dialogut është në pikën më të ulët

Njohës të zhvillimeve politike në vend konsiderojnë se procesi i dialogut është në pikën më të ulët. Ata vlerësojnë se Kosova duhet të operojë jashtëzakonisht shpejt që ta rifitojë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në pikën më të ulët të mundshme. Dhe kjo duket se gjithçka lidhet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe mosbesimin që kanë palët ndërmjet vete. Kështu kanë vlerësuar politologë dhe njohës të zhvillimeve politike.

Politologu Dorajet Imeri, ka thënë se kërkesat e SHBA-së dhe BE-së janë zbatimi  i marrëveshjeve të arritura.

“Kosova duhet të operoj jashtëzakonisht shpejt që të rifitoi përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, SHBA-së dhe BE-së. Nuk mund të presim rezultate suksesshme në dialog nëse besimi ndaj palës lehtësuese të negociatave është e ulët dhe sikur po ndodhë tash. prandaj unë mendoj se është edhe strategjike sepse ka synime që të pamundësohet dialogu dhe dialogu pastaj të kthehet në pikën kur duhet të zgjidhet i tëri dhe jo kështu ne sekuenca..”, tha Imeri.

Duke parë dallimet diametralisht të kundërta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas analistit Artan Muhaxheri, dialogu aktualisht nuk ekziston.

“Edhe insistimet e mëdha të aleatëve tanë veçanërisht të SHBA-ve dhe të Gjermanisë dhe vendeve tjera për Asociacionin që ai të bëhet brenda kornizës kushtetuese qojnë drejt rrugës së pa-kthim të themelimit të tij edhe pse alternativa e vetme është izolimi dhe largimi i Kosovës nga tavolina e bisedimeve”, tha Muhaxheri për RTK.

Lidhur me procesin e dialogut më 14 shtator, Kosova dhe Serbia  në Bruksel zhvilluan takimin e radhës pas shumë kohësh, porse ky takim përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Exit mobile version