4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Analistët në Beograd: Përmes Asociacionit po synohet të fitohet kohë

Zyrtarët në Serbi deklarojnë se pas takimit të fundit me Kosovën, janë të kënaqur që nuk janë etiketuar si fajtorë nga Brukseli zyrtar. Por analistët atje deklarojnë se përmes Asociacionit po synohet të fitohet kohë deri në zgjedhjet amerikane dhe evropiane.

Beogradi zyrtar u shpreh i kënaqur pas takimit në Bruksel, por jo me rezultatet, sa për faktin se nuk është etiketuar si fajtor. Sipas shefit te ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, çfarë ndodhi në Bruksel nuk është fundi i bisedimeve. Ai tha se Kosova refuzoi formimin e Asociacionit, kurse presidenti Vuçiq do të bisedojë me serbët e Kosovës për zgjedhjet.

Sidoqoftë,  opinioni pro-evropian në Serbi mendon se problemi më i madh është mungesa e zgjidhjes për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk ka zgjidhje të guximshme, dhe problemi që e vështirëson zgjidhjen e guximshme është Asociacioni, që është bërë fjalë më e shtrenjtë. Me duket se ky është bërë një shkop në duar, që shërben për të fituar kohë deri në përfundimin e zgjedhjeve në SHBA dhe zgjedhjeve në Evropë”, deklaroi  Gjorgjo Zhujoviq nga Shoqata e Liberalëve dhe Demokratëve.

Në Beograd konsiderohet se tani palët kanë një vit deri në zgjedhjet amerikane, për të gjetur një kompromis.

“Asociacioni është arma më e fortë në duart e Qeverisë së Serbisë pasi nuk është formuar ende, është obligimi nga Brukseli. E kuptoj që ka mosbesim dhe skepticizëm në Qeverinë e Kosovës se si duhet të duket, por duhet të formohet disi dhe ai kompromis do të jetë më i rëndësishmi. Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet dhe formimi i Asociacionin sipas kompromisit, mendoj se do të ishte një hap serioz përpara”, tha ndërkaq Ivan Videnoviq nga Organizata politike “Zëri”.

Ndërkohë, partitë nga blloku nacionalist kanë akuzuar presidentin e Serbisë për pranimin e kompromisit evropian, i cili përfshin punën paralele për formimin e Asociacionit dhe për aspektet politike të normalizimit, që sipas tyre, është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë./RTK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img