8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Analistët: Mungesa e konsensusit opozitar pasojë e numrave

Ndonëse prej muajsh shprehin pakënaqësitë kundër Qeverisë Kurti, opozita parlamentare nuk ka një konsensus në veprimet e saj. Analistët politikë thonë se mungesa e konsensusit opozitar është pasojë e numrave që kanë në Kuvend, që e bënë të vështirë realizimin me sukses të një mocioni të mosbesimit kundrejt Qeverisë.  

Si pasojë e situatës së krijuar, veçmas pas tensioneve në veri të Kosovës, sanksioneve të vëna nga ndërkombëtarët, e së fundmi edhe pakënaqësive të shprehura nga veteranët për mospërfshirjen në Ligjin për pagën minimale, janë shtuar zërat opozitarë për rrëzimin e Qeverisë. Megjithëkëtë dhe përkundër pakënaqësive, opozita parlamentare nuk ka një konsensus në veprimet e tyre për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Partia më e vogël opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prej javësh kërkon një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, ndërsa, Partia Demokratike, po kërkon shpërndarjen e Kuvendit, që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Politologia Arta Tahiri-Beqa, thotë për Radio Kosovën se veprimet individuale opozitare dhe mungesa e një konsensusi, është rezultat i numrave që kanë në Kuvend.

“Partitë opozitare nuk mund të bëhen të gjitha së bashku, duke e ditur se nuk e kanë numrin e votave për ta bërë rrëzimin e kësaj qeverie, pavarësisht pakënaqësive të vazhdueshme që kanë. Pra, nuk bëhen bashkë për ta bërë një veprim, pasi e dinë se rezultati do të jetë i paarritshëm dhe nuk duan të jenë subjekti politik që bëhet faktor për realizimin e qëllimit të kësaj qeverie”, tha ajo.

Ndërsa, sipas analistit politik, Artan Muhaxhiri, opozita me mungesën e konsensusit dhe veprimet e plogështa po e rrit popullzimin e kryeministrit Kurti.

“Opozita po tregon se nuk ka ide se si ta luftojë kryeministrin Kurti, ndonëse nuk pajtohet. Për këtë arsye popullzimi i Kurtit është duke u rritur edhe në këtë situatë, ndërsa përkrahja për opozitën në vazhdimësi është duke rënë, gjë që i jep siguri kryeministrit që edhe në zgjedhjet e ardhshme të jetë pa brenga, për atë se fitorja e tij do të jetë maksimale”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës nesër përfundon punimet e sesionit pranveror, ndërkohë që njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se një mocion eventual kundër Qeverisë Kurti mund të parashtrohet pas pushimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img