-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Analistët e shohin të tepruar reagimin e policisë ndaj protestës së PSD-së kundër Gjykatës Speciale

Aktivistët e PSD-së, kanë zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Me të dalë jashtë objektit ku po mbahej konferenca, të dy aktivistët e PSD-së por edhe aktivistë të tjerë u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Drejtori i Organizatës Çohu Arton Demhasaj ka thënë në “Debat Plus” se tashmë mandati EULEX-it është vetëm monitorues dhe sipas tij reagimi ndaj protestës së PSD-së ishte i pa arsyeshëm.

https://youtu.be/dhZVWNawrZk

“Kur ka protestuar Vetëvendosje, mandati i EULEX-it ka qenë ekzekutiv. Kemi parë në atë kohë që LVV i ka rrëzuar veturat e EULEX-it dhe nuk ka pasur ndonjë reagim si ai që ndodhi sot nga ana e policisë. Sot mandati është vetëm monitorues. Sot vetëm janë shkruar në vetura disa shkronja dhe ka pasur një reagim aq të ashpër. Mendoj se reagimi i policisë ishte i tepruar”, deklaroi Demhasaj.

Drejtori i Organizatës Çohu thotë se Trendafilova e potencoi sot në Kosovë se mandatin  Speciales mund t’ia shkurtojë vetëm Këshilli i Evropës.

Ndërsa analisti Gazmir Raci thotë se adresa e protestës ishte e gabuar.

“Adresa e protestës sot ishte gabim. Protesta është dashur të mbahet para Kuvendit të Kosovës. Përgjegjës për thëmelimin e Gjykatës Speciale është Kuvendi i Kosovës. Përgjegjësinë duhet kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria. Megjithatë pajtohem se dhuna nuk ka qenë proporcionale, pasi protesta ishte paqësore”, deklaroi Gazmir Raci.

Astrit Gashi thotë se çdokush ka të drejtë të protestojë.

“PSD ka qenë në vazhdimësi kundër Gjykatës Speciale dhe është e drejt e tyre morale të protestojnë. Protesta thjesht ishte një aktivitet politik, por niveli i reagimit policor ishte i pakuptimtë dhe i pa arsyeshëm. Me këtë reagim është dashur të merret Inspektoriati Policor i Kosovës”, tha Gashi.

Vehbi Kajtazi thotë se ka tendenca për ndërtimin e  një shteti policor.

“Po synohet të ndërtohet edhe një drejtësi në kutin e pushtetit”, tha Kajtazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img