Synimi përfundimtar njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por s’është e mundur aktualisht,, kështu po thotë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Hoviener me fjalinë e të cilit me njëfarë forme po pajtohen edhe analistët. Sipas tyre, Kosovës e Serbisë momentalisht i ka mbetur të merren me çështje teknike
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, mospajtimet në takimet e gjata me sa duket ia kanë zgjatur “përfundimin” çështjes së Kosovës e Serbisë, e sidomos njohjes së ndërsjellë.
E njohja, sipas ambasadorit të Amerikës së Kosovë, Jeff Hovenier është synim, por aktualisht nuk është e mundur.
Por, sipas njohësve të çështjeve politike, Kosovës e Serbisë i ka mbetur të merren me çështje teknike.
“Këto deklarata e qartësojnë edhe më shumë të ardhmen e dialogut. Si duket SHBA-të nuk janë të interesuara të bëjnë më presion për shkak se sipas gjitha gjasave ka humb një mundësi e mirë me u marr vesh deri tani. Prandaj edhe njohja nuk është më në horizont dhe duhet të vazhdohet dialogu për çështje teknike”, ka thënë Abit Hoxha, profesor.
E vështirë të ketë njohje reciproke po konsideron edhe politologu, Dritëro Arifi.
“Nuk ka marrëveshje finale, këtë e kanë thanë edhe SHBA-të edhe disa shtete të BE-së, kjo nuk është një marrëveshje finale, kjo është vetëm një gjysmë marrëveshje për të ecur tutje por nuk ka dakordim për asgjë, në kuptimin e njohjes reciproke”, ka deklaruar ai.
Takimi i fundit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ishte në nëntor të 2022-tës të cilën folën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.
Takimi ishte thirrur urgjent nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell./RTV Dukagjini/