I njohim si ata djemtë e “këqinj” që shfaqen me armë, makina të shtrenjta e femra në videoklipet e tyre.
Por nga ana tjetër ata kanë edhe pikat e tyre të dobëta, mamatë të cilat i kanë surprizuar për 8 mars me buqeta me lule, dedikime etj.Ndërsa Noizy zgjodhi t’i uronte 8 marsin të gjithë zonjave dhe zonjushave me foton e mbesës. Në vijim mund të shihni urimet nga secili reper.





