-2.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ana Bërnabiq: Serbëve në Kosovë po u soset durimi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur me ton kërcënues nga një konferencë regjionale në Novi Sad të Serbisë.

Ajo ka thënë se serbëve të Kosovës po u soset durimi.

Sipas Bërnabiq, ata janë në fund të durimit dhe forcës. Serbët, ka thënë ajo, kanë tentuar të tërheqin vëmendjen në formën më të mirë të mundshme te partnerët ndërkombëtar, për ta gjetur mirëkuptimin e tyre, raportojnë mediat serbe.

“Gjëja e vetme që serbët duan në Kosovës, është respekti, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave të njeriut për secilin. Nëse dikush arrestohet duhet të dihet arsyeja, familja duhet ta dijë ku është i arrestuari, nëse është mirë dhe nëse ka mjekim nëse është në terapi”, ka thënë ajo.

Duke aluduar në serbin Dejan Pantiq, një i dyshuar për sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ajo ka thënë se njerëzit nuk mund të arrestohen dhe keqtrajtohen vetëm pse janë serbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img