-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ana Bërnabiq në Kosovë /Ky është plani i Sveçlës për mbrojtjen e saj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq së bashku me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe me leje të autoriteteve kosovare do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në komunat veriore të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Policia e Kosovës e cila është nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri kjo e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka publikur planin operativ për mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

“Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite e cila realizohet në Mitrovicën e Veriut, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 5 shtator 2022

Me datën 5 shtator 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Kryeministrja  e  Serbisë znj. Ana Brnabiç, së bashku me një delegacion shoqërues.

Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite e cila realizohet në Mitrovicën e Veriut, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img