Ruben Amorim ka marrë drejtimin e Manchester United javë më parë, por ende nuk po vërehet dora e trajnerit portugez.
Sigurisht që portugezit i nevojitet kohë pasi ai nuk e ka bërë ekipin dhe nga sezoni i ardhshëm synon që të ndërtojë skuadrën që dëshiron.
Manchester United po planifikon të jetë mjaftë aktive në afatin kalimtar veror, ku kërkojnë tre transferime të mëdha.
Amorim i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit tre emrat të cilët dëshiron me çdo kusht t’i ketë nën urdhrat e tij në Old Traford.
Sipas mediave angleze, klubi po kërkon të bëjë nënshkrime të rëndësishme, me sulmuesin e Sporting CP, Viktor Gyokeres që ndodhet në krye të dëshirave.
Përveç kësaj, Manchester United raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Florian Ëirtz dhe mbrojtësin e PSG-së, Achraf Hakimi .
Djajtë e Kuq shpresojnë që këto blerje të profilit të lartë do t’i shtyjnë ata të kthehen në garën për titull sezonin e ardhshëm.