Një burrë ka bërë tatuazh në krahun e tij fotografinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, imazhi i parë i këtij të fundit si i arrestuar në dosjet policore.

Një sallon tatuazhesh në Las Vegas, Nevada ka ndarë fotografinë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pjesës më të madhe të komentuesve në postimin e Instagramit iu pëlqeu ky tatuazh, derisa njëri shkroi se edhe ai e donte një të tillë.