Që ka ende bileta të pashitura për ndeshjen e parë të Lionel Messi në SHBA është lajm, por nëse i shikoni çmimet për 700 biletat e mbetura, do të kuptohet se çfarë efekti jep ylli argjentinas.
Në platformën online përmes së cilës ofrohen biletat e Inter Miami, ka rreth 700 cipë, kryesisht në qoshet e këndeve të portave qendrore të cilat kushtojnë nga 420 dollarë në 520, ndërsa disa janë pranë pjesëve qendrore dhe kushtojnë 1000 dollarë.
Ndeshja është planifikuar për 21 korrik dhe do të mbahet në “DRV PNK” të Miami, përcjell abcnews.
Por 420 dhe 1000 dollarë nuk janë shumë nëse sheh në treg të zi se sa rishiten biletat.
Ato bileta që kanë dalë në treg të zi për t’u rishitur, kapin shifrat nga 7000 dollarë në 10 mijë dollarë.
Dhe nëse, pas Messit, Busquets, Inter Miami merr edhe Jordi Alba me Sergio Ramos, rritjet e çmimeve të biletave do të kapin sërish majat.