Site icon PrishtinaPress

Amerika “thellësisht e shqetësuar” nga raportet që Irani do të dërgojë qindra raketa balistike në Rusi

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara nga raportet se Irani po planifikon të dërgojë qindra raketa balistike në Rusi.

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, u tha gazetarëve këtë pasdite se një veprim i tillë do të përfaqësonte një përshkallëzim dramatik, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Të premten, dolën raporte se dhjetëra burra në ushtrinë ruse po trajnoheshin në Iran për të përdorur sistemin e raketave balistike me rreze të afërt Fath 360.

Dy burime të inteligjencës i thanë gjithashtu Reuters se ata prisnin dërgimin e afërt të qindra armëve të drejtuara nga sateliti në Rusi.

Zyrtarët rusë thuhet se kanë nënshkruar një kontratë me zyrtarët iranianë dhjetorin e kaluar në Teheran për raketat.

Exit mobile version