11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Amerika se bën hesap Serbinë në basketboll

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar të pamëshirshme ndaj Serbisë në ndeshjen përgatitore para fillimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

ShBA-të fituan bindshëm me rezultat 105 me 79-të, duke treguar se do të jenë kandidat serioz në këto lojëra.

Çereku i parë i lojës u mbyll baraz 28:28, por “Dream Team” nuk ia lanë rastësisë duke e përfunduar pjesën e parë me epërsi prej 15 pikësh, 59:45.

Basketbollistët amerikanë nuk u ndalën as në çerekun e tretë.

Ata e dominuan kundërshtarin dhe duke shtuar diferencën në 25 pikë.

Amerika vazhdoi dominimin edhe në çerekun e katërt duke fituar në fund me rezultat 105:79.

Më të mirët në radhët e SHBA-së ishin Stephan Curry me 18 pikë dhe Anthony Edwards me 10 pikë.

Ishte kjo fitorja e tretë e “Dream Team”.

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara, i mposhtën Australinë dhe Kanadën, derisa do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore, ndaj Sudanit Jugor dhe Puerto Ricos.

Amerika dhe Serbia, do ta kenë edhe një ndeshje në LO “Paris 2024”.

Kjo lojë do të zhvillohet më 28 korrik, në raundin e parë të këtyre lojërave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img