Site icon PrishtinaPress

Amerika po dërgon armë të reja në në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e një pakete të re ndihme ushtarake në Ukrainë, raporton AFP.

Bëhet fjalë për një paketë të konsiderueshme ndihme që kap vlerën e 1.2 miliardë dollarëve amerikanë.

Kjo ndihmë e re dëshmon për “vendosmërinë e SHBA-së për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës duke i ofruar asaj burime të mëdha si sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet” në afat të shkurtër dhe duke forcuar aftësitë e saj të mbrojtjes “në afat të gjatë”, thekson deklarata e Pentagonit. .

Nuk bëhet e ditur se për çfarë lloj sistemi kundërajror synohet, por dihet se municioni është i destinuar për sistemet e përgjimit të mjeteve ajrore pa pilot.

Çfarë ka në paketën e re?

Paketa e re e ndihmës do të fokusohet kryesisht në furnizimin e Ukrainës me municion artilerie, por edhe në mbrojtjen kundërajrore, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Siç raportohet nga CNN, paketa e ndihmës do të blihet nga prodhuesi në vend që pajisjet të tërhiqen nga inventari i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Siç njoftoi Pentagoni, paketa përmban sa vijon:

Çfarë po kërkon Ukraina?

Ukraina vazhdimisht i bën thirrje Perëndimit që ta furnizojë atë me sasi shtesë të automjeteve të blinduara, armëve artilerie, municioneve, si dhe avionëve luftarakë dhe sistemeve me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mund të synojë logjistikën ruse prapa vijës së frontit.

Pas kësaj dërgese të re, vlera totale e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i ofensivës ruse në shkurt 2022 rritet në 36 miliardë dollarë.

 

Exit mobile version