Site icon PrishtinaPress

Amerika në frikë, thotë se nuk ka kapacitet të ndalë armën e re të Rusisë

Një armë ruse kundër të cilës SHBA’ja nuk është në gjendje për t’u mbrojtur do të jetë gati për luftë që nga viti 2020, sipas burimeve nga raportet e inteligjencës amerikane.

Burimet thanë se Rusia ka testuar armën në mënyrë të suksesshme, e cila mund të mbajë një kokë bërthamore, dy herë më 2016. Testi i tretë i amrës është mbajtur më tetor të vitit 2017 dhe rezultoi në dështim kur platforma u ndesh sekonda para se të godas shënjestrën e saj

Njoftimet e fundit vijnë më shumë se dy muaj pasi preidenti rus, Vladimir Putin, tha se arma e re e Rsusië është e pamposhtshme.

Besohet se preciziteti dhe shpejtësia e armës përmban mjaft forcë sa të shkatërrojë shënjestrat.

Arma, të cilën Moska ka qenë duke e ndërtuar për tre dekada, mund të udhëtojë pesë herë sa shpejtësia e zërit, ose rreth një milje për sekond.

“Këto lloj armësh sulmojnë boshllëqet në sistemin tonë raketor mbrojtës,” tha për CNBC Thomas Karako, drejtor i Projektit Raketor Mbrojtës në Center for Strategic and International Studies.

“Njëherë për njëherë nuk kemi kohë që të modifikojmë sistemin mbrojtës tonë aktual,”shtoi Karako, duke thënë se është “fatkeqësi që e kemi lejuar Rusinë të arrijë kaq larg.”

 

Exit mobile version