-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Ameca përshkruhet si roboti humanoid më i avancuar në botë dhe tani ka një aftësi tjetër.

Këtë javë, zhvilluesit e Ameca-s kanë publikuar një video të re që tregon aftësitë gjuhësore të robotit të tyre të avancuar, transmeton Telegrafi.

Në video, Ameca pyetet për gjuhët që flet.

Me këtë rast, ajo përgjigjet duke thënë se mund të flasë ‘shumë gjuhë’, përpara se të demonstrojë njohuritë e saj në japonisht, gjermanisht, kinezisht dhe frëngjisht, si dhe dy thekse të gjuhës angleze, atë britanik dhe amerikan.

Ameca ishte një ide e startupit me bazë në Cornwall, Engineered Arts, të cilët e përshkruajnë atë si ‘robotin më të avancuar në botë’.

Përpos aftësisë së fundit, roboti mund të ndërveprojë biseda ngjashëm me njeriun së bashku me mimikat e fytyrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img