Site icon PrishtinaPress

Ambasadorja turke aksidentohet afër Gjilanit, raportohet për dy të vdekur

Dy persona thuhet se kanë ndërruar jetë dhe një person është lënduar rëndë në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Thotë një burim i besueshëm i Gazetës Express.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash, në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Slivovë.

Para pak minutash ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është përfshirë në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan. MerrET vesh se Kiliç tani është nën përkujdesje mjekësore, por nuk dihet nëse ka marrë ndonjë lëndim serioz.

Exit mobile version