Dy persona thuhet se kanë ndërruar jetë dhe një person është lënduar rëndë në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Thotë një burim i besueshëm i Gazetës Express.
Aksidenti ka ndodhur para pak minutash, në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Slivovë.
Para pak minutash ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është përfshirë në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan. MerrET vesh se Kiliç tani është nën përkujdesje mjekësore, por nuk dihet nëse ka marrë ndonjë lëndim serioz.