1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorja Pia Stjernvall mbjell fidane në Prishtinë, tek ‘Këndi i Finlandez’

Aksion pastrimi si dhe findane të shumtë janë mbjellur para pak minutave tek Këndi Finlandez, ish-selia e Presidentit Ibrahim Rugova.

Të pranishëm në këtë aksion ishin ambasadorja finlandeze Pia Stjernvall si dhe Drejtoresha e Parqeve, Fatime Hajdari.

 

 

”Jam shumë e lumtur për këtë iniciativë mendoj se është shumë  nevojshme mbjellja e drunjve. Vërtetë kemi pasur nevojë për këtë dhe jam e lumtur që jam me këto femra këtë. Neve na duhet pozitivitet, drunjë e lumturi.Dhe jam shumë e lumtur që jam këtu për ta bërë këtë, sidomos sot kur është Dita e Tokës. Jam thjeshtë shumë e lumtur.Ne parashihnim të kemi diçka finlandeze këtu, prandaj ishte mirë që të mbjellim këta drunjë. Në Finlandë kushdo që është në dashuri mbjell një dru/pemë dhe uroj që ta  bëjmë edhe këtë vend më të bukur përmes këtyre mbjelljeve”, ka thënë ambasadorja Stjernvall.

Ndërsa Drejtoresha e Parqeve, Fatime Hajdari u shpreh falënderuese për këtë iniciative të mbjelljes së drunjve, pikërisht në Ditën e Tokës.

“Është një iniciativë finlandeze e cila realizohet thuajse çdo vit. Ideja ka qenë e Drejtorisë së Parqeve që të kemi një Kamp Finlandez dhe uroj që në Kosovë të ndiqen praktika të mira të popullit finlandez dhe të kujdesemi më shumë për ambientin. Jam shumë falënderuese për ambasadoren që na ka mbështet në vazhdimësi e ne sot kemi kontribuar duke mbjellur edhe drunjë finlandez në mesin e drunjve tanë, shpresoj që kësisoj ta vazhdohet dhe të kontribuojmë sa më shumë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img