Ambasadorja e Kosovës, Jetmira Bërdynaj-Shala, ka dorëzuar letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës së Fixhit, Ratu Wiliame Katonivere.
Katonivere ka konfirmuar marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Fixhit, ndërsa ka përcjellë edhe urime për presidenten, qeverinë dhe popullin e Kosovës, transmeton KlanKosova.tv.
Në një postim në rrjetin social Facebook, nga Ambasada e Kosovës në Australi shihet se ambasadorja u takua edhe me Sekretarin e Përhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Fixhit, Dr. Lesikimacuata Korovavala.
Edhe ai riafirmoi qëndrimin e palëkundur të Fixhit ndaj marrdhënieve miqësore.
Ambasadorja Shala pas dorëzimit të letrave kredenciale ka vizituar Muzeun e Fixhit.