1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorja izraelite në Kosovë falënderon Kurtin pasi dënoi sulmin ndaj Izraelit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar sulmin e Hamasit që nisi në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ndaj Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka shkruar se Kosova i dënon të gjitha aktet e dhunës.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.

E për këtë ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, e ka falënderuar Kurtin në gjuhën shqipe.

“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ajo në “X”.

https://x.com/AmbTammyZiv/status/1710665956324717009?s=20

Mëngjesin e sotëm (e shtunë) mijëra raketa u hodhën nga Rripi i Gazës drejt Izraelit. Grupi palestinez Hamas mori përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj caqeve të militantëve palestinezë.

Numri i izraelitëve të vrarë ka shkuar në të paktën 200, derisa së paku 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img