2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi: Për aspirata euroatlantike duhet mbështetur edhe sovranitetin e Kosovës

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike, ka treguar hapat që Qeveria e Malit të Zi duhet të ndjekë për aspiratat e saj euroatlantike.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ish Twitter, Reike ka përmendur përkrahjen e sovranitetit të vendeve fqinje, me theks të veçantë Kosovën.

Sipas saj, Malit të Zi i nevojitet qeveri që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen aktive në NATO, të mbrojë të drejtat e minoriteteve dhe të përkrahë sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”, ka shkruar Reike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img